Yuri Kim takon Luli Bashën: Një opozitë e fortë është themelore për demokracinë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2022, 21:22

Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka takuar kryedemokratin Lulzim Basha. Ajo ka ndarë në llogarinë e Ambasadës Amerikane një foto nga takimi me të.

Ajo shkruan se një opozitë e fortë e me vështrimin përpara është themelore për demokracinë. Kim ndër të tjera vë theksin se me Lulzim Bashën diskutoi për luftën kundër korrupsionit në vend.

“Faleminderit kryetarit të PD-së Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer mbi çështje kryesore në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, përfshirë mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, luftën ndaj korrupsionit & rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Një opozitë e fortë, me vështrimin përpara është themelore për demokracinë”,-shkruan ambasadorja e SHBA ndër të tjera.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit