OSHEE i preu dritat/ E moshuara në Fier jetoi dhe vdiq nga i ftohti në këtë shtëpi

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.01.2022, 19:01

Një ngjarje e rëndë u raportua dje në media, ku një grua nga Fieri e quajtur Liljana Sema, 67 vjeç, kishte ndërruar jetë nga i ftohti gjatë ditëve të fundit me temperatura minus. Ajo jetonte në një banesë të vjetër dhe pa asnjë lloj kushti për një jetë normale dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, OSHEE i kishte prerë dritat pasi ajo nuk kishte respektuar aktmarrëveshjen.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga banesa ku jetonte e moshuara. Video është bërë pak ditë para se ajo të ndërronte jetë. Kushtet në të cilat ajo jetonte nuk kanë shumë nevojë për koment, por problemi kryesor është fakti se përse institucionet përgjegjëse nuk reaguan në kohë, ndonëse u bë thirrje për ndihmë?! Ky rast përtej keqardhjes apo mesazheve ngushëlluese meriton hetim të plotë dhe duhet t'i shkohet deri në fund.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit