I shembën shtëpinë, nënë Liza në Komisionin e Ligjeve: S’mora as ilaçet, po fle jashtë! Deputetja e PS: Mos bëj politikë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.01.2022, 16:26

Nënë Liza, banorja e 5 Majit, e cila u nxorr jashtë nga shtëpia nga Bashkia e Erion Veliajt, ka qenë sot në Komisionin e ligjeve. Që prej aty, ajo është shprehur se ka fjetur jashtë këto ditë, pasi vetëm atë shtëpi ka pasur. Ajo tha se nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe se është dhunuar nga policia.

Teksa ajo ka qenë duke folur disa të vërteta, ka ndërhyrë, deputetja e PS-së, Klotilda Bushka dhe i ka kërkuar që të mos bëjë politikë, a thu ase nënë Lizës në atë moment i intereson politika.

Nënë Liza: Ça do bënin 1300 policë me 30 vetë. Si xhandarët e Zogut. S’kishim as armë. Kam thënë që do hyj brenda të marr rrobat. I kam të komshinjve rrobat. Smora as ilaçet, as bukë. Ne s’po hyjmë në Europë, por në gropë. Pse s’vijë të pyesin ça kanë këta njerëz. Marr dy mijë lekë pension. Ne kërkojmë kryetarin e Bashkisë të paraqitet këtu. Ku do shkojmë ne. Krytari i Bashkisë ven këtu të jetë burrë.

Klotilda Bushka: Nëna Liza, ke ardhur për politikë, apo hallin tënd?!

Nënë Liza: Unë jam malsore, nuk trembem, as prej teje, as nga asnjë. E kam tensionin e lartë tani. I kërkoj kryetarit të Bashkisë kontratën e rregullt.

Klotilda Bushka: Le të flasë nëna, mos ndërhyni.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit