“Lulzim Basha i fortë si Zani Çaushi”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2022, 14:46

Në një intervistë pëe mediat, ish-deputeti demokrat Genc Pollo, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Rithemelimit, e ka krahasuar Lulzim Bashën me Zani Çaushin.

Pollo tha se Basha doli me një moral të fortë e të diskutueshëm duke bërë paralelizmin me kokën e një prej bandave kriminale më të njohura në Vlorë gjatë vitit 1997.

Këtë krahasim ironik Pollo e bëri për protestën e 8 Janarit, pasi Basha veproi me mentalitet si Zani Çaushi, duke blinduar dhe izoluar selinë blu.

Pjesë nga intervista:

Zoti Pollo, nga e gjithë kjo histori përplasjeje në PD, zoti Basha rezultoi dhe doli i fortë. A e pranoni këtë?

Doli i fortë. Doli me moral shumë të diskutueshëm. I fortë doli edhe Zani Caushi.

Ky nuk është krahasim.

Absolutisht që është krahasimi i duhur.

Tani Lulzim Basha si Zani Caushi?

Varet se cili është sensi i politikës. Nëqoftëse mua si Genc Pollo që kam një parti me 100 vetë dhe ngrihen 70 dhe duan të më shkarkojnë dhe unë u them ju nuk ekzistoni. Do mbaj këta 30, apo 10 dhe mbyllem në seli. Oso Kukën nuk e meritoj, por shkoj drejt Zani Caushit. Ky është kategorizimi politiko- moral që unë do bëja për Lulzimin. Kjo vlen për Lulzim Bashën. Të ngrihen 75 për qind për të shkarkuar dhe ti të thuash se nuk ju konsideroj dhe të vësh blinde metalike në selinë qendrore të partisë këtë nuk e kishim parë ndonjëherë. Kemi parë uljet dhe ngritjet në demokraci në Shqipërinë postkomuniste por një refuzim të realitetit duke mbajtur vulën, ky mentalitet është si i Zani Caushit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit