Tropojanët ngrihen në protestë kundër ngritjes së fabrikës së asfalto-betonit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2022, 13:37

Banorët e fshatit Dushaj në Tropojë janë duke protestuar kundër ngritjes së një fabrike asfalto-betoni. Ata kanë bërë një peticion të cilin e kanë dërguar në Këshillin Bashkiak.

Nga ana tjëtër, Këshilli Bashkiak në Tropojë hoqi 0.4 ha nga fondi pyjor për fabrikën. Sipas banorëve fabrika që pritet të ndërtohet është vetëm 200 metra larg ujësjellësit.

“Ajo nuk është më larg se 100 metra nga rruga kryesore. Kemi bërë peticione në këshillin bashkiak dhe ata nuk e kanë marrë parasysh fare shqetësimin tonë. Nuk është e mirë kjo, është miratuar dje në Këshillin Bashkiak për tu ndërtuar. Janë mbi 300 firma banorësh që nuk janë dakord me ndërtimin e këtij objekti.

Ka vende sa të duash në Tropojë, që nuk bën dëm, nuk ka pse të ndërtohet aty. I kanë pasur firmat e vulat e kryepleqve të katër fshatrave, ne jemi të vendosur që të protestojmë kundër ndërtimit të kësaj fabrike”. –kanë thënë banorët për Fax News.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit