Tragjike! Merr flakë banesa në Korçë, humb jetën një person

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2022, 20:56

Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë. Për pasojë ka ndërruar jetë një 67-vjeçar, dyshohet nga asfiksia prej tymit. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit