Policia nxjerr qentë në shitje, çmimet nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2022, 18:14

Sapo është bërë me dije se Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka nxjerr qentë në shitje. Instituti në fjalë ka hapur ankandin për shitjen e tyre, i cili do të zhvillohet më datë 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshave të ndryshme.

Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, ndërsa ka edhe nga ata që kanë lindur në vitin 2020.

Çmimet nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë.

Sipas Fax Neës, nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë qentë që ka, ndërsa nuk dihet ende se cilat do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit