Raporti/ Maturantët shqiptarë njohin më mirë gjuhët e huaja se shqipen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2022, 16:10

Maturantët shqiptarë njohin më mirë gjuhet e huaja se shqipen. Sipas raportit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore vetëm 5% e gjimazistëve që mbyllën shkollën e mesme vjet janë vlerësuar me 10 në gjuhë shqipe dhe letërsi kundrejt 20% që morën notë maksimale në gjuhë të huaj.

Nga Ajgena Korbi

Të rinjtë shqiptar duket se njohin më mirë gjuhët e huaja se gjuhën amtare. Kjo del në pah nga arritjet e nxënësve në maturën shtetërore. Vetëm 5% e gjimazistëve që mbyllën shkollën e mesme vjet janë vlerësuar me 10 në gjuhë shqipe dhe letërsi kundrejt 20% që morën notë maksimale në gjuhë të huaj.

Por, ky është vetëm një prej treguesve që nxjerr në pah raporti i Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Në lëndët kryesore bie në sy niveli i ulët i nxënësve që kanë dalë nga bankat e gjimnazeve në vend. Njohuritë e 63% të nxënësve në gjuhë dhe letërsi vlerësohen nga 6 tek 8 ndërsa 7 është nota që mbizotëron në testet e maturës.

Me pak të përgatitur janë maturantët në lëndën e matematikës ku mbizotëruese është nota 6. Fiktiviteti i notave është një tjetër e dhënë që nxjerr në pah analiza e maturës shtetërore.

Arritjet e nxënësve gjatë vitit janë më të lartë se në provimet e maturës. Diferenca varion nga 3 deri në 4 nota sipas Qarqeve. Më e lartë është në qytetet më të vogla. Shqetësimi i prindërve për mangësitë në formimin e fëmijëve të tyre ka qenë i shpeshtë dy vitet e fundit, ndërsa efekteve të pandemisë së Covid-19 nuk i shpëtoi as arsimi ku përgjithësisht mësimi në shkolla u zhvillua online.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit