Erion Veliaj përfundon në SPAK, Basha çon Lali Lekun tek institucioni i tij i besuar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.01.2022, 14:23

Erion Veliaj është paditur në SPAK nga Partia Demokratike. PD e Bashës ka çuar Veliajn në institucionin më të besuar të vetë Lali Lekut. E themi këtë, pasi në përgjimin e publikuar disa ditë më parë, Veliaj i kërcënonte anëtarë të FSHF-së se nuk do i ndahej me SPAK dhe me prokurori.

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Në kallëzim evidentohet se Bashkia Tiranë si autoritet kontraktor ka kualifikuar dhe shpallur fitues në tenderat e rindërtimit në lagjen 5 Maj në Tiranë, me vlerë më shumë se 10 milion euro, kompaninë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit