Jeton në mes të luksit, njihuni me 6-vjeçarin që për ditëlindjen e tij i ati i bleu një rezidencë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2022, 14:03

Një i ri në Nigeri po jeton në mes të luksit, pasi iu dha rezidenca e tij e parë në moshën gjashtëvjeçare dhe po ashtu një flotë supermakinash.

Muhammed Awal Mustapha, i njohur si Mompha Junior mund të shihet në fotot e tij në Instagram duke pozuar me rroba të shtrenjta dhe udhëtuar me avion privat. Ai është djali i multimilioneres nigeriane të famshme të internetit Ismailia Mustapha, e njohur ndryshe si Mompha.

Kredia: Instagram/@momphajnr

I ati i tij i bleu Mompha Jr rezidencën e tij të parë për të festuar ditëlindjen e tij të gjashtë në vitin 2019, duke shkruar në mediat sociale në atë kohë:

"Urime biri im për shtëpinë tënde të re. Dhuratë për ditëlindjen nga babi. Ta gëzosh shtëpinë tënde është një nga ndjenjat më të mira. Nuk mund të përshkruhet me fjalë, nuk mund të llogaritet në para.”

Kredia: Instagram/@momphajnr

Mompha Jr, tani nëntë vjeç, shpesh tregon jetën e tij luksoze për ndjekësit e tij në Instagram, ku ka më shumë se 25,000 ndjekës.

Burimi: www.ladbible.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Kredia: Instagram/@momphajnr

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit