Banorja e “5 Majit” para Bashkisë: Mos guxoni të më prishni shtëpinë, se do t’i vë flakën bashkë me ju brenda!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2022, 12:18

Një prej banoreve të 5 Majit ka thenë përpara bashkisë se do të marrë akte ekstreme, në rast se IKMT do t’i prishë asaj shtëpinë. Banorja, ka thënë e revoltuar se do t’i vërë flakën banesës, në rast se shteti shkon për t’ia prishur.

Sipas saj, bashkia i ka thënë se nuk do të marrë asnjëlloj kompesimi për banesën gjë që ka bërë që ajo të flasë në një mënyrë të tillë.

“Ne kërkojmë kompesim sipas kurorëve, unë nuk marr shtëpi, kjo është përgjigja që më është dhënë nga njësia bashkiake, jam lutur që të binte tërmet, të merrja dhe unë një hyrje. I pari që hyn në shtëpinë time, është armiku im, se është polic se është punonjës i IKMT, para fëmijëve të mi nuk vë përpara askënd.

Te shtëpia ime, mateni mirë, se do tiu vë flakën. Kushdo që të jetë, vëllai im, hajdeni provojeni, se do ti vë flakën, barriera e parë, po e përsëris, do tju vë flakën, do të rri brenda vetë. Mos të guxojë njeri atë ditë që të më prekë, unë kam humbur çdo gjë, çdo gjë, banesa ishte mundësia ime e fundit, edhe nëse duhet ti lë fëmijët e mi jetim. I bëj thirrje kujtdo, po dalin më burrnesha gratë se burrat, do tju djegë.”- është shprehur banorja.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit