S’kishte para për ta paguar, 29-vjeçari i lë vajzën peng taksistit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2022, 02:09

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një shoferi taksie në Bratsk, në Siberinë lindore. Ai ka treguar për mediat vendase se një klient i la si peng fëmijën e tij pasi nuk kishte para për t’i dhënë. Mediat theksojnë se babai i ka thënë taksistit se i kishte harruar paratë ndërsa i kishte kërkuar që t’i merrte ato në banesë dhe për këtë do t'i linte fëmijën si garanci.

Por taksisti priti 40 minuta që burri të kthehej, por kur pa që ai nuk po shfaqej, shkoi direkt në polici me fëmijën. Policia e ka dërguar vajzën në spital dhe më pas ka gjetur të atin, një 29-vjeçar. Taksisti tha se klienti i tij ishte i dehur, por e kishte trajtuar mirë të bijën.

Burimi: 247newsagency.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit