U bllokuan nga dëbora e dendur, shoferi hap kamionin dhe nis të shpërndajë ushqime për njerëzit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2022, 01:26

Ashtu si edhe vendi ynë, Greqia është përfshirë nga moti ekstrem disa gradë nën zero dhe me reshje të dendura dëbore. Shumë njerëz u gjendën të papërgatitur dhe disa prej tyre dëbora e madhe i bllokoi në rrugë. Të ndodhur në këto kushte, një shofer i një kompanie private që mbeti i bllokuar për disa orë në Attiki Odos ka bërë një gjest shumë human.

Duke parë që ushtria s'po mbërrinte t'i nxirrte nga aty ku kishin ngecur, shoferi i kamionit nuk është menduar dy herë por ka hapur kamionin dhe ka nisur të shpërndajë ushqime për njerëzit e tjerë.

“Rreth orës 11 të mëngjesit kam hyrë në Attiki Odos me kamionin e kompanisë. I pyeta nëse kalon apo do të kemi problem dhe më thanë, “po kalon normalisht”. Pas rreth 6 kilometrash ndaluam, asgjë nuk po lëvizte përpara. Isha midis unazës në Ymittos dhe daljes së Kantzës. Kisha bërë 45 minuta rrugë ose gati 1 orë”- tha ai për mediat greke.

Burimi: Protothema | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit