Stuhi reagimesh pas videos së publikuar të biznesmenit që lëvizte me 417 km në orë me Bugatti

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.01.2022, 18:07

Videoja e cila u bë virale pak ditë më parë, me një Bugatti Chiron që arrin shpejtësinë 417 km/h në një rrugë publike, ka ndezur një stuhi reagimesh në Gjermani.

Biznesmeni çek, pas “arritjes” së tij që e bëri të famshëm në mbarë botën, tashmë do të përballet me drejtësinë gjermane.

Ndërkohë, ministria gjermane e Transportit theksoi në një deklaratë se, edhe nëse dikush ka mundësinë të arrijë shpejtësi të tilla, kjo nuk do të thotë se duhet ta bëjë këtë.

Në videon që ilustrohet në vijim, shihet shpejtësia marramendëse në të cilën lëvizte biznesmeni.

Burimi: www.newsauto.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit