Më shumë se gjysma e evropianëve mund të infektohen me Omicron në 6 deri në 8 javët e ardhshme, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas drejtorit të OBSH-së Hans Kluge në javën e parë të vitit 2022 më shumë se 7 milionë raste të reja me Covid-19 u regjistruan në Evropë, një numër më shumë se dyfishi i dy javëve më parë.
“Me këtë ritëm, IHME parashikon që më shumë se 50% e popullsisë së Evropës do të infektohet me Omicron”-shtoi ai.
Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA