“E pacipë, pipiruckë!”/ Arjani Konomi kërkon falje për sjelljen ndaj Alvisës: Më ra tensioni!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.11.2021, 21:35

Kanë bërë mjaft bujë dhe jehonë rrëfimi i Alvisës, e cila deklaroi të shtunën në 'Për'puthen Prime', se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish i dashuri i saj, Hyseni, duke ngjallur reagime të forta nga ndjekësit e këtij emisioni.

Ndërkohë ky i fundit publikoi disa përgjime, ku pretendonte se ai dhe Alvisa kanë qenë bashkë edhe gjatë kohës së programit.

Alvisa tha se ka folur me të, me arsyetimin që "ta marrë me të mira e të bindë të mos i publikojë videot, ku ajo duket jashtë programit me Bashkimin”, pasi sipas saj Hyseni e kishte me fjalët "nëse nuk le emisionin, do i publikoj të gjitha gjërat".

Kjo situatë solli dhe një reagim të ashpër të opinionistit, Arjan Konomi, i cili duket se nuk e përtypi dot faktin që Alvisa i kishte gënjyer gjatë gjithë kësaj kohe, duke iu drejtuar konkurrentes me fjalët "e pacipë" dhe "pipiruckë".

Në puntatën e kësaj të hëne në 'Për'puthen', opinionisti Konomi ka kërkuar falje, ndërsa u arsyetua se u ndje keq në atë moment dhe i kishte rënë tensioni, duke pamundësuar një arsyetim logjik nga ana e tij për situatën e papritur.

Ai u shpreh:

Më ra tensioni, u ndjeva keq, u kërkova ndihmë vajzave të emisionit. Situate ime fizike shkaktoi tronditje shumë të madhe. Kërkoj ndjesë publike që nuk e dënova shantazhin e hapur ndaj Alvisës. Po të mos ndodhte emisioni, historia do të mbetej në heshtje. Historia të paktën të shërbejë si kurajo për të gjitha ato vajza që kanë rënë pre e dhunës, shantazheve. Të denoncojnë çdo rast!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit