JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Instituti Albanologjik riboton librin ku shkruan “Kosovë e Metohi”
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22/10/2021 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instituti Albanologjik së fundmi ka ribotuar një libër të vitit 1951 më këngë popullore shqiptare të Kosovës, por ajo që ka ngjallur reagim në publik është mënyra se si i janë referuar Republikës së Kosovës.

Në kopertinën e librit është e shkruar “Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë” duke iu referuar me terminologji serbe Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori universitar, Blerim Latifi, duke thënë se kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë.

“Në vitin 2021, Instituti Albanologjik i Kosovës boton tituj të tillë, duke iu përmbajtur terminologjisë zytare serbe për Kosovën. Sigurisht, kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë, tani që po afrohet pjesa më e rëndë e Dialogut Kosovë-Serbi, pjesa e marrëveshjes përfundimtare”, ka shkruar Latifi në rrjetin social “Facebook”. Postimi i profesori universitar, Blerim Latifi.