JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22/10/2021 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 09:00.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar nga familjarët ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.