JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Këto janë 125 mijë euro që u konfiskuan mbrëmë nga Policia
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21/10/2021 10:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për shpëlarje dhe falsifikim parash si dhe armëmbajtje pa leje.

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike ka zhvilluar aksionin në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Viti, Kaçanik si dhe në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se nga të dyshuarit janë sekuestruar 125 mijë euro si dhe pesë vetura të modeleve të ndryshme.

Të dyshuarit, A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit.