JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rama emëron zv/ministre ish-avokaten e Shtetit që humbi 110 MLN € në gjyqin me Becchettin
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/10/2021 7:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se tashmë veçse duhet të mbajmë në kurriz 110 MLN € e dëmshpërblimit të Becchetit në gjyqin ndaj Ramës, na duhet të shohim të na qeverisë edhe personi që i humbi për llogari të Ramës. Pikërisht Enkelejda Muçaj, është emëruar në mbledhjen e qeverisë zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë nën varësinë e Belinda Ballukut.

Deri në qershor, para pak muajsh, ka mbajtur postin e Avokates së Shtetit, dhe na ka përfaqësuat në gjyqin kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti në Arbitrazh që Shqipëria e humbi për të paguar çmimin e kripur që do rëndojë në kurrizin tonë. Muçaj ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

VENDIM

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.