JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

IKSHPK publikon raportin 24 orësh me numrin e rasteve dhe viktimave
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 15:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës. Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022. Në total numri i rasteve aktive është 562.