JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve, ish-këshilltari i Kurtit ofendon votuesit
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka ofenduar votuesit në Kosovë duke thënë se janë të kapur dhe ka lavdëruar votën nga diaspora si votë të lirë.

Hoxha duket se është dëshpëruar nga rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale në Kosovë dhe nëpërmjet një shkrimi në Facebookun e tij ka thënë se “Sapo mërgata i largohet votimit, regjimi i vjetër e ngre kokën në Kosovë”, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë më tutje se regjimi i vjetër e kap lehtë ekonominë e familjes së Kosovës, sidomos në komunë dhe duke shtuar se vota e mërgatës s’mund të kapet.

Hoxha edhe më tutje vazhdon ofendimin duke thënë se mërgata është e lirë andaj edhe vota e saj është e drejtë. Ndërsa e ka quajtur votën në Kosovë votë të kapur.