JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Von Cramon: Jemi duke punuar që shumë shpejt të liberalizohen vizat për Kosovën
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 13:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, tha se janë duke punuar që shumë shpejt të arrihet liberalizimi i vizave për kosovarët.

Von Cramon gjatë një konference për media në Prishtinë, për publikimin e raportiti me të gjeturat nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, tha se nuk është përgjegjësi e Parlamentit Evropian për të dhënë dritën e gjelbër.

“Ne të gjithë jemi përgjigjur, nuk është përgjegjësi e parlamentit Evropian që të jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe jemi duke punuar që kjo të ndodhë shpejtë” tha ajo.