JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

DENONCIMI/ Ledjana e ‘Përputhen’ dështon në ‘Giveaway’, premton 10k followersa dhe i blen fake! Ikin për tre ditë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/08/2021 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ledjana Prenga, është një nga ish-konkurrentet më të njohura të Përputhen, e cila ka tërhequr shumë vëmendje në lidhjen e komplikuar me personazhin Mevlan Shaba. Që të dy ata, ishin në qendër të mediave në kohën kur nuk vendosnin dot për dashurinë e të dyve. Mirëpo, pas daljes nga Përputhen, Ledjana dhe Mevlani, as nuk i flasin njëri-tjetrit, por shikojnë ‘karrierën’ e tyre.

Mevlani i është përkushtuar muzikës, ndërsa Ledjana duket se po përpiqet të fitojë para me “Giveaway” në Instagram. Mirëpo, në “Giveaway-n” e fundit, Ledjanës, nuk i paskan shkuar gjërat mirë dhe ka vendosur që të bëjë ndonjë “marifet”.

Një biznes, i cili ishte në listën e faqeve që duheshin ndjekur për t’u bërë pjesë e lojës, ka denoncuar së fundmi Ledjanën në redaksinë e JOQ ALBANIA. Përfaqësuesja e biznesit është shprehur se në një moment, faqes së saj i erdhën në një kohë shumë të shkurtër rreth 5000 ndjekës fake. Këtë ia kishte komunikuar Ledjanës dhe ajo e kishte pranuar, por i kishte premtuar që do rregullohej. Ndërkohë, nga “Giveaway” ishte premtuar që bizneset do të përfitonin 10 mijë ndjekës, ndërsa denoncuesja shprehet se ka marrë vetëm 700 'followersa' reale, aktivë.

Pas mbarimit të “Giveaway-t”, faqja që ka denoncuar nuk merr asnjë përgjigje nga Ledjana.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ Para dy jave un kam marr pjes te nje Giveaway qe beri njera nga ish personazhet e perputhen Ledjana Prenga, ajo na premtoi qe do marrim 10K follow dhe do paguanin nga 200€, e bera pagesen une, kam dhe letren nga western union, shume ne rregull deri ktu, pas nje jave qe kishte filluar loja, mua me vin diku te 5000 follow fake adresa, kontaktova me te personalisht dhe me tha kam paguar dike qe te bej sponsor jo per te ble follow, dhe sikur nuk di gje fare per ato adresa fake, dhe tha qe do e rregulloj ajo para se te mbyllej loja, dhe tha do te na vijn 10000 follow, ata follow fake kan ikur per 3-4 dit te gjith, tani pasi mbaroj loja nuk pergjigjet me fare, pra ky ishte mashtrim per te marr lek, dhe per kete kam fakte te gjitha bisedat me te. Iken per tre dite ata fake, 700 erdhen real.