Dua Lipa nuk ndalon së bëri shqiponjën, i tregon gjithë botës se sa krenare është që ka “gjak shqiptari”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.07.2021, 16:35

Prej disa ditësh, në Shqipëri ndodhet artistja e njohur me famë botërore Dua Lipa. Ajo është një yll botëror dhe një vajzë tipike shqiptare, e thjeshtë dhe krenare. Pas vizitës së saj në Tiranë, Dua Lipa vizitoi edhe qytetin historik të Krujës, ndërsa ajo që ra në sy ishte se gjatë gjithë kohës Dua nuk ndalonte së bëri shqiponjën. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, Dua ka vizituar Muzeun Historik dhe Etnografik, ndërsa këngëtarja ka ndarë me 70 mln ndjekësit e saj momente të shkëputura nga vizita në Krujë. Por, nuk mund të mungonte fotoja e Duas teksa bën shqiponjën me duar, duke i treguar edhe njëherë botës se sa krenare është që është shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit