Tuna bëhet nënë për herë të dytë, vjen reagimi i Patrisit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2021, 23:02

Gjatë ditës së sotme artistja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbajë larg syrit të mediave, duke lajmëruar vetëm pasi e solli në jetë djalin.

Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi raportohet se ajo dhe Patrisi janë ndarë, ky i fundit zgjodhi që të reagojë.

Berisha në një postim në rrjetin social Instagram ka shpërndarë një imazh të foshnjës, duke bërë edhe një mbishkrim.

“Mirëserdhe në jetë Zen”, ka shkruar ai në përshkrim.

Ndërkohë, ai dhe këngëtarja ndajnë së bashku edhe një fëmijë tjetër, që quhet Tian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit