Modelja ruse e bën tatuazh fytyrën e reperit kosovar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.05.2021, 19:16

Don Xhoni u bë i famshëm falë paraqitjes së tij në emisionin “Gjoni Black”, ku tregoi aftësitë e tij si reper. Pasi ka publikuar videon në rrjetet sociale, interpretimi i tij filloi të shpërndahet me të madhe dhe rap-artisti ka shumë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Por ndjekësit nuk janë vetëm nga Kosova, si duket janë nga e gjith bota.

Modelja ruse, Ariana Lirey tani simpatinë që e ka ndaj reperit nga Kosova, Don Xhoni e ka shprehur edhe me anë të një tatoazhi në trupin e saj. Lirey e cila vazhdimisht ka postuar video e fotografi të reperit nga Kosova së fundi ka treguar edhe tatoazhin që e ka bërë për të.

“Në vend të mijëra fjalëve boshe”, ka shkruar Lirey bashkangjitur me fotografinë. Lirey është një nga fanset më të flakta të Don Xhonit jashtë botës shqiptare.
Kënga e titulluar “Maffia” e Don Xhonit u bë hit për një kohë të shkurtër. Rreth një muaj më parë po kjo modele ruse rishpërndau këngën e Xhonit dhe i tha: “Po të presim të na vish në Russi, zemër”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit