U bë virale në TikTok, shitet 500 mijë dollarë (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2021, 11:50

Nathan Apodaca përdorues i TikTok , disa muaj më parë kishte publikuar një video në aplikacionin TikTok me emrin 420doggface208. Sot kjo vieeo mund të blihet për të paktën 500 mijë dollarë.

Video 23 sekondëshe e postuar në shtator 2020 e tregon atë në një skateboard. Me këngën “Dreams” nga Fleetwood Mac, ai shkon nëpër një rrugë boshe, ndërsa pi lëng mjedre nga Ocean Spray.

Apodaca papritmas u bë e njohur në të gjithë botën me këtë video.

Vetëm në TikTok ka gjeneruar mbi 12 milionë pëlqime. Edhe anëtarët e Fleetwood – Mick Fleetwood dhe Stevie Nicks – postuan versionin e tyre të videos.

Tani Apodaca është bashkuar me kompaninë CryptoCake për të ofruar videon e saj përmes tregut NFT Rarible. Ofertat mund të dorëzohen nga 19 marsi.

Për të shmangur shkeljen e të drejtës së kopjimit, kënga nuk mund të dëgjohet kur shitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit