Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.02.2021, 15:50
Pas lajmit të bujshëm kur u zbulua se ish-konkurrentja e Përputhen Tea Trifoni ishte në një lidhje me Beart Rexhepin dhe jo me Andi Shehun, ka vendosur të reagojë për të dytën herë publikisht për publikun që e ndoqi dhe e adhuroi prej shumë kohësh, por që mbeti i zhgënjyer pas mashtrimit publik.
Ajo ka shkruar se i kanë uruar edhe vdekjen pasi fotot u publikuan. Ndër të tjera Tea është shprehur:
Megjithëse jam një person i fortë, këto ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, sepse të të kthehet një shqiptari e tërë kundër, jo një Shqipëri por një shqiptari e tërë. Të të shajë, të ofendojë, të urojë vdekjen, nuk është e lehtë sado person i fortë të jesh. Është e vështirë të kapërdihet, por ja që kaloi. Thonë që çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por kjo e imja zgjati më shumë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR