Durrsaku që erdhi për strehim në Kosovë befasohet, mjeku kosovar i zbath këpucët dhe ia dhuron

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 27.11.2019, 15:42

Solidarizimi e mirëpritja e kosovarëve me personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri, që kanë zgjedhur Kosovën për strehim nuk po ndalet.


Sot gjatë ditës është raportuar për dhjetëra familje që janë duke qëndruar në vend, ku iu është ofruar, strehim e ushqim.

Njejtë ka ndodhur edhe me familjen Kurti nga Durrësi. Kryefamilajari Lulzim Kurti që ka ardhur në vend së bashku me gruan e fëmijët, sot gjatë ditës në një takim që pati me logopedin kosovar, Blend Sahiti, u përball me një gjest jo fort të zakonshëm.

Sahiti nga Prishtina, i zbathi këpucët që i kishte veshur për t’ia dhënë Kurtit nga Shqipëria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit