Zhduket 17-vjeçarja bashkë me të bijën, dyshimet e prindërve: Pas rrëmbimit fshihen familjarët e ish-burrit të saj

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.11.2019, 21:40

Një 17-vjeçare nga Fushë-Kosova së bashku me vajzën e saj janë rrëmbyer dhe prindërit e të resë kanë lëshuar alarmin.

Ata shprehet se vajza e tyre është rrëmbyer nga familja e ish-burrit të saj, të cilët jetojnë në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Durrësit.

Raportohet se 17-vjeçarja me iniciale Z.SH është zhdukur ditën e djeshme së bashku me të bijën dhe thuhet se kanë qenë disa persona që i kanë marrë.

Babai i vajzës, Arbi Shabani ka bërë shumë shpejt denoncimin, ku së bashku me gruan e tij dyshojnë se ish-burri i saj nga Durrësi fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Raportohet se 17-vjeçarja është ndarë nga i shoqi pasi shkak janë bërë mospajtimet me familjen e tij.

Rasti i vajzës, që dyshohet të jetë rrëmbim është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të policisë.

Familjarët e saj kanë thënë për media se vajza e tyre së bashku me të bijën kanë kaluar kufirin me Shqipërinë, dhe nuk janë më në territorin e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit