Përditësimi i fundit i sistemit operues të Apple mund lejojë që Siri të regjistrojë bisedat që bëhen me të. Kështu, punonjësit e Apple mund t’i dëgjojnë nëse nuk ua hiqni si të drejtë.
Apple ka rikthyer punonjësit për të rishikuar komandat e Sirit dhe diktimin në përditësimin e fundit të softuerit iPhone iOS 13.2.
Në gusht, Apple pezulloi praktikën dhe kërkoi falje për mënyrën se si punonjësit kanë pasur mundësinë të dëgjojnë bisedat e përdoruesve ndërsa rishikonin audion.
Drejtuesi i kompanisë Tim Cook ka deklaruar herë pas here se kompania beson që privatësia është një e drejtë themelore e njerëzve, një frazë që u dëgjua sërish në kërkimin e ndjesës që Apple bëri.
Në përditësimin e ri, kompania u jep mundësi përdoruesve që ta zgjedhin vetën nëse duan që audiot e regjistruara nga Siri të rishikohen apo jo.
Ky tipar mund të aktivizohet apo ç’aktivizohet tek ‘settings’.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania