“Qeveria po më detyron të rikthehem në arat e Greqisë”, ky mesazh i thotë të gjitha për TVSH-në

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.10.2017, 16:27

vjNjë qytetar i frikësuar nga Tirana na shkruan një mesazh lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për vendosjen e TVSH-së edhe për biznesin e vogël. Ai ka qenë emigrant, por është kthyer në Shqipëri për të nisur diçka vetë, pa u mbështetur te të tjerët dhe duke menaxhuar gjithçka sipas dëshirës. Ja që kjo i ka rezultuar e pamundur.

Ai shkruan:

Deri para dy vitesh isha emigrant në Greqi. Atje nuk është se më shkonin keq punët, por kam qenë gjithnjë shumë i lidhur me familjen dhe me vendin tim. Vendosa të kthehem këtu për të punuar. E nisa me shumë vështirësi, me thënë të drejtën, sepse këtu gjithçka shkon keq. Nuk dija si të sillesha, sepse çdo dy javë më dilte diçka e re e paparashikueshme. Shkurt, ky vend është vetëm për të pasurit. Ata i zgjidhin punët me njëri-tjetrin, se rrugë tjetër nuk ka. Tani që mora vesh këtë lajmin që do të ketë TVSH edhe për biznesin e vogël, siç e kam unë, më ka hyrë frika akoma më shumë. Sinqerisht, këtu të shpifet jeta! Nëse unë jap 20%, çfarë më ngelet?! Do shtyj deri nga shkurti dhe po mendoj t'u rikthehem arave greke, se nuk kam ç'bëj. Më vjen inat për investimin, sepse kisha shpresa të mëdha, por edhe njerëzit e mi që kërkonin me ngulm të kthehesha ose janë injorantë, ose thjesht ma kanë futur me ato informacione që më thonin para dy vitesh".

Shihni ku ka shkuar puna! Me ndryshimet e rregullave të lojës nga muaji në muaj, sipas qejfit, pa baza, pa shembuj dhe pa marrë parasysh gjendjen e popullit, shteti po largon edhe emigrantët e kthyer. Shqipe, mendohuni mirë para se të fluturoni për këtej! /JOQ.al

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit