Epidemi vjedhjesh në Tiranë: Vajza merr shishen e alkoolit nga rafti dhe e fut poshtë palltos

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.11.2026, 00:13

Një tjetër rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Një vajzë është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa merr një shishe alkooli me vlerë 60 mijë lekë nga rafti i një marketi dhe e fsheh poshtë palltos, në përpjekje për ta nxjerrë nga biznesi pa paguar.

Pamjet tregojnë momentin kur e reja merr shishen dhe e fut nën pallto. Sipas denoncuesit, ajo është përpjekur gjithashtu t'i heqë etiketën produktit duke e fërkuar me këmbë, me sa duket për të mos lënë gjurmë.

I shqetësuar nga ky veprim, denoncuesi i ka bërë thirrje vajzës që të kthejë shishen, në të kundërtën paralajmëron se do ta denoncojë rastin pranë autoriteteve.

Pas rasteve të tjera të raportuara së fundmi, një tjetër biznes përballet me vjedhjen e produkteve, ndërsa kamerat e sigurisë kanë dokumentuar të gjithë episodin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit