Kamioni me tulla përplaset me Benzin në rrethrrotullim, asnjë patrullë Policie s’shkon në vendngjarje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2026, 14:41

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrethrrotullimin e Çermës, në drejtim të Divjakës, ku një kamion i ngarkuar me tulla është përplasur me një automjet tip Benz.

Si pasojë e përplasjes, tullat janë shpërndarë në të gjithë rrugën, duke bllokuar plotësisht kryqëzimin dhe duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është fakti se, sipas qytetarëve, kanë kaluar më shumë se 40 minuta nga aksidenti dhe ende nuk ka mbërritur asnjë patrullë policie në vendngjarje.

Qytetarët raportojnë se kanë telefonuar vazhdimisht policinë për të kërkuar ndërhyrje, por deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit