Ismail Qemali mbërrin me flamur në Tiranë, shoqërohet nga vogëlushët e veshur kuqezi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2026, 12:18

Një festë ndryshe dhe plot emocion është organizuar në një shkollë në Tiranë me rastin e festave të Nëntorit.

Një vogëlush, i veshur si Ismail Qemali, ka rikrijuar simbolikisht mbërritjen e tij historike, duke hipur mbi një kalë dhe duke mbajtur në duar flamurin kuqezi.

Pas tij, shokët dhe shoqet e klasës, të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe motive tradicionale shqiptare, e kanë ndjekur në një atmosferë festive, nën shoqërinë e mësueses së tyre.

Nën tingujt e këngëve patriotike, vogëlushët kanë sjellë një atmosferë të veçantë, duke përcjellë në mënyrën më të bukur frymën e festave të Pavarësisë dhe të Flamurit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit