Miss Mali i Zi bën simbolin e shqiponjës dykrenare, çmenden malazezët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.11.2026, 11:29

Një gjest i përfaqësueses së Malit të Zi në konkursin ndërkombëtar “Miss Universe 2026” ka ndezur debate të gjera në rrjetet sociale dhe në mediat e rajonit.

Gjatë paradës së kostumeve kombëtare të mbajtur më 21 nëntor në San Juan të Porto Rikos, 22-vjeçarja Maria Aleksandra Ivezaj formoi me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Ky moment tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, për shkak se ajo garon në këtë garë nën flamurin e Malit të Zi, ndërsa shqiponja dykrenare është një nga simbolet kryesore të identitetit kombëtar shqiptar.

Pas daljes në skenë, modelja e ndau të njëjtin moment edhe me ndjekësit e saj në Instagram, ku publikoi fotografi me kostumin kombëtar duke bërë sërish gjestin e shqiponjës.

Reagimet në internet ishin të shumta dhe të ndara, ndërsa disa media rajonale e pasqyruan veprimin e saj duke e cilësuar si skandal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit