Ekzekutohet me armë zjarri Sel Çami në Fier, në vitin 2003 kishte vrarë nipin e “Ben Qimes”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.11.2026, 10:04

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit, ku është vrarë me armë zjarri Selami Hasani. Rrethanat e atentatit mbeten ende të paqarta.

Selami Hasani, i njohur ndryshe me nofkën "Sel Çami", është një emër i njohur për drejtësinë dhe blutë e Fierit për shkak të përplasjeve të ashpra dhe një hasmërie tredekadëshe në këtë qytet.

Hasani ka qenë i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e nipit të Arben Isufajt (i njohur gjerësisht si "Ben Qimja"), një ngjarje e rëndë e ndodhur në vitin 2003.

Pas krimit të vitit 2003, ai qëndroi në arrati për rreth 7 vite, derisa u arrestua nga forcat speciale RENEA në Fier në gusht të vitit 2009.

Pas shlyerjes së dënimit, ai rifitoi lirinë, duke u rikthyer sërish në vëmendjen e kronikës së zezë me ekzekutimin e sotëm.

Pista kryesore ku po hetojnë autoritetet lidhet me të shkuarën e tij dhe konfliktet e vjetra të gjakmarrjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në akset hyrëse dhe dalëse të Fierit dhe po këqyr kamerat e sigurisë në zonë për të rënë në gjurmët e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit