Pas vezëve, i riu i bën një “dush falas” Ervin Hasramës dhe largohet pa u kapur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.11.2026, 22:13

Shefi i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Ervin Hasrama, duket se po bëhet një nga personazhet më të ekspozuar të protestave para Kryeministrisë. I njohur tashmë me nofkën “Ervin Veza”, pas dy episodeve kur u godit me vezë më 23 korrik dhe 24 shtator, kësaj radhe i është rezervuar një trajtim pak më i freskët.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një protestues shihet teksa i hedh ujë Hasramës dhe e bën qull nga koka te këmbët. Por, ndryshe nga vezët e herëve të mëparshme, autori i këtij “dushi falas” arrin të largohet pa u kapur nga efektivët.

Hasrama ishte përmendur edhe më 7 nëntor, kur në pamjet e një proteste dëgjohej duke urdhëruar largimin e gazetarëve dhe mediave nga zona e tubimit.

Me sa duket, protestuesit po tregohen krijues në mënyrat për t'i dhënë “mirëseardhjen” shefit të Komisariatit nr. 1. Pas vezëve, radha i erdhi ujit, ndërsa këtë herë edhe autori i surprizës ia doli të largohej pa i lënë policisë mundësinë për ta shoqëruar. Të paktën këtë radhë, Hasrama nuk doli nga protesta vetëm me një nofkë të re, por edhe qull!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit