Një tjetër episod i dhunshëm është regjistruar gjatë protestës para Kryeministrisë, ku efektivët e policisë kanë tërhequr zvarrë një qytetar që po protestonte.
Pamjet tregojnë disa punonjës policie teksa e kapin protestuesin, e tërheqin zvarrë përgjatë rrugës dhe më pas e fusin me forcë në automjetin e policisë.
Qytetari po ushtronte të drejtën e tij kushtetuese për të protestuar, por përfundoi i tërhequr zvarrë nga efektivët. Pamje që ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po trajtohen qytetarët që dalin në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre.