Një protestuese që po merr pjesë në tubimin para Kryeministrisë ka gjetur një mënyrë origjinale për të ironizuar përfaqësuesit e mazhorancës dhe drejtues të institucioneve shtetërore.
Ajo ka përgatitur disa dhurata të veçanta, në formën e të brendshmeve, të cilat ua ka dedikuar kryeministrit Edi Rama, ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, deputetes Sara Mile, Taulant Ballës dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.
Me këtë gjest, protestuesja ka zgjedhur të shprehë në mënyrë ironike pakënaqësinë ndaj figurave politike dhe drejtuesve që ka vënë në shënjestër, duke e kthyer protestën edhe në një moment humori thumbues.
Në vend të fjalimeve dhe pankartave të zakonshme, këtë herë mesazhi për personazhet e listës erdhi me një dhuratë që me siguri nuk do ta gjejnë në ndonjë dyqan suveniresh.
Duket se protestuesja ka menduar t'u bëjë një surprizë të veçantë, por mbetet për t'u parë nëse të adresuarit do të paraqiten për t'i marrë personalisht dhuratat e tyre!