Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, në Tiranë, pranë pallateve të reja.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se rreth orës 20:30, një vajzë 14-vjeçare është vetë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.
Dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë bëjnë me dije se vajza e mitur është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta pasi Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.