Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata cilëson të paligjshme arrestimet e të rinjve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2026, 14:10

Gjykata e Durrësit ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Albi Demës dhe Edison Likajt, dy personave të arrestuar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në Manzë, ku u përfshi edhe eskorta e kryeministrit Edi Rama.

Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të dy të hetuarve, duke urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Dema dhe Likaj u vunë në pranga ditën e shtunë, pasi dyshohen se kanë qenë pjesë e protestës gjatë së cilës u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit.

Vendimi u shpall pas seancës gjyqësore për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë. Ndërkohë, pranë gjykatës ndodheshin edhe familjarët e dy protestuesve, të cilët prisnin vendimin për fatin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit