Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier, pranë Novoselës, ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës, Ermal Lula.
Siç shihet në video, automjeti me të cilin udhëtonte Lula është dëmtuar rëndë nga përplasja me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Në vendngjarje ndodhen ambulanca dhe persona që po merren me situatën pas aksidentit, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe një person tjetër, i cili u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.