Flakët përfshijnë një godinë në Zvërnec, rrezikohet edhe pylli me pisha pranë saj

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.11.2026, 14:48

Një zjarr përfshin një godinë të vogël në zonën e Zvërnecit, pranë pikës ku kanali i lagunës së Nartës lidhet me detin.

Godina, e cila shërben për magazinimin e materialeve të peshkimit, përfshihet nga flakët, ndërsa në vendngjarje mbërrijnë menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Vlorës, të cilat ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.

Situata paraqet rrezik edhe për pyllin me pisha që ndodhet pranë godinës, pasi flakët mund të përhapen më tej. Megjithatë, ndërhyrja e zjarrfikësve po bën të mundur neutralizimin e situatës dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.

Sipas shërbimit zjarrfikës, paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është një shkëndijë elektrike. Deri më tani raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit