“Drejtohemi nga maniakë që ndjekin qëllime të çmendura…”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.11.2026, 00:13

Një deklaratë e fortë e John Lennon, legjendës së muzikës dhe një prej anëtarëve të grupit “The Beatles”, vijon të tërheqë vëmendjen edhe dekada pas publikimit të saj.

Në një intervistë për televizionin BBC, më 6 qershor 1968, Lennon foli hapur për mënyrën se si drejtohet shoqëria dhe për njerëzit që marrin vendimet në krye të shteteve.

“Unë mendoj se shoqëria jonë drejtohet nga njerëz të çmendur, të cilët ndjekin qëllime të çmendura”, shprehej ai, duke shtuar se, sipas tij, e kishte kuptuar këtë që në moshën 12-16 vjeçare, megjithëse gjatë jetës e kishte shprehur në forma të ndryshme.

Gjatë bisedës, Lennon përmendi qeverinë britanike, atë amerikane, si dhe qeveritë ruse e kineze, duke thënë se do të dëshironte të kuptonte se çfarë synonin realisht dhe çfarë mendonin se po bënin.

“Unë mendoj se të gjithë janë të çmendur. Por mund të përfundoj në një institucion psikiatrik vetëm pse shpreh këtë mendim. Dhe pikërisht kjo është çmenduria”, deklaronte muzikanti.

Intervista u regjistrua në studiot EMI në Abbey Road, Londër, dhe u transmetua në programin artistik “Release” të BBC Two, më 22 qershor 1968.

Më shumë se gjysmë shekulli më vonë, fjalët e Lennon vazhdojnë të ngjallin diskutime mbi pushtetin, politikën dhe mënyrën se si drejtohet bota.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit