I biri vuan nga sëmundje të rënda, familja nga Elbasani ka nevojë për ndihmë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.11.2026, 14:57

KUSH KA MUNËSI TË NDIHMOJË TË KONTAKTOJË NË NUMRIN 0693917521

Një familje nga Elbasani po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe shëndetësore, ndaj i drejtohet qytetarëve për ndihmë dhe solidaritet.

Familja ka tre fëmijë, ndërsa njëri prej tyre, vetëm 14 vjeç, vuan nga disa probleme të rënda shëndetësore. Ai është i prekur nga epilepsia, diabeti dhe probleme me zemrën. Gjithashtu, nuk mund të flasë dhe ka vështirësi në zhvillim, duke pasur nevojë për kujdes dhe kontrolle të vazhdueshme mjekësore.

Për të siguruar të ardhurat e familjes, babai punon në ndërtim, por pavarësisht përpjekjeve, nuk arrin të përballojë i vetëm shpenzimet e përditshme dhe ato për trajtimin e të birit. Çdo dy javë, ai duhet ta dërgojë djalin në Tiranë për kontrolle mjekësore, një tjetër barrë financiare për familjen.

Vështirësitë bëhen edhe më të mëdha nga kushtet e banimit. Familja jeton në një banesë të vjetër, çatia e së cilës është në gjendje tejet të amortizuar. Disa pjesë të saj rrezikojnë të shemben, duke e bërë jetesën edhe më të vështirë dhe të pasigurt.

Në këto kushte, familja kërkon ndihmën e njerëzve me zemër të mirë, me shpresën se dikush do të mund t'u gjendet pranë dhe t'u lehtësojë sadopak këtë barrë të rëndë.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për këtë familje që po përpiqet të përballojë një realitet tejet të vështirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit