Shteti shqiptar nuk e kursen ujin për protestuesit, por për të shpëtuar jetë çon zjarrfikësit me një zorrë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.11.2026, 17:07

Pamja tronditëse e apartamentit të shkatërruar dhe të përfshirë nga flakët në Elbasan nuk është thjesht një ngjarje fatkeqe, por dëshmia më ulëritëse e një dështimi total dhe të pështirë të sistemit shtetëror.

Ndërsa jeta e qytetarëve shuhet nën gërmadha e flakë, ajo që shohim në terren është një tallje e hapur: një zjarrfikës i vetëm që përpiqet të sfidojë ferrin lart në katet e pallatit me një zorrë të mjerueshme uji nga poshtë.

Kontrasti bëhet lemeritës kur e kthen vëmendjen te fytyra e vërtetë e këtij regjimi. Kur bëhet fjalë për të ruajtur karriget e pushtetarëve, për të shtypur protestat legjitime të popullit apo për të mbrojtur oligarkët, shteti nuk njeh kufij: autobotët derdhin lumenj uji me presion të lartë, gazi lotsjellës hidhet pa kursim dhe armata policore marshon me çizme të rënda, sikur të ishin në gjendje lufte.

Atëherë paratë, mjetet dhe logjistika nuk mungojnë kurrë. Por kur flakët kaplojnë shtëpitë e shqiptarëve dhe fëmijët apo të moshuarit rrezikojnë të digjen të gjallë, 'armët' e pushtetit zhduken, duke i lënë zjarrfikësit të pafuqishëm me një zorrë që as tokën nuk e lag dot!

Kjo nuk është më thjesht paaftësi; ky është një regjim që po vret çdo ditë sigurinë e këtij vendi. Bëhet fjalë për jetë njerëzish, jo për shfaqje politike apo përplasje në sheshe. Qytetarët e këtij vendi derdhin miliarda lekë taksa në arkat e shtetit, ndërsa në momentin e së vërtetës përballen me një strukturë të kalbur që shkëlqen vetëm kur duhet të dhunojë taksapaguesit e vet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit