Aksident tragjik në Durrës, humb jetën 48-vjeçari, shoferi arratiset

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.11.2026, 08:57

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në lagjen nr. 13, në rrugën dytësore në Durrës. Sipas policisë, një automjet që drejtohej nga 39-vjeçari G. Gj., banues në Kavajë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri, 48-vjeçari L. L. Ndërkohë, pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u larguar pa pritur mbërritjen e autoriteteve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili u largua pas përplasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit