Policia nuk kursen as qytetarët që protestojnë paqësisht, shoqëron 6 persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.11.2026, 19:18

Gjashtë qytetarë janë shoqëruar me forcë nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar këtë të hënë para Kryeministrisë, ku studentë dhe qytetarë vijuan tubimin kundër qeverisë Rama.

Sipas informacioneve dhe pamjeve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, personat janë marrë nga efektivët teksa po largoheshin nga turma e protestuesve dhe janë futur me forcë në automjetet e policisë.

Ajo që bie në sy është se protesta deri në ato momente ishte zhvilluar paqësisht, pa u raportuar për përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve apo akte dhune që të paraprinin këto shoqërime.

Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar se përse gjashtë qytetarët janë shoqëruar në polici dhe cilat janë arsyet konkrete të ndërhyrjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit